Xhaxhai i 20-vjeçarit që u vra me armë zjarri mesditës e kësaj të enjte, Preke Preka tha se i riu ndihmonte babain duke mbajtur bagëtitë në Dukagjin dhe nuk kishin asnjë problem apo konflikt.
Ai tha se lajmin e mori vesh para 20 minutash, ku i kishin thënë se nipin e kishin vrarë.
Lexo edhe :
Trupi i pajetë i të riut u konstatua nga xhaxhai i tij, në oborrin e shtëpisë.
Dyshohet se ai mund të jetë vrarë më herët dhe u zbulua vetëm në orët e drekës, kur xhaxhai i tij ka shkuar në banesë për të parë se cfarë po ndodhte me nipin, pasi ky i fundit nuk i përgjigjej në celular. Me të konstatuar trupin e pajetë në oborr ai ka njoftuar policinë.
/vizionplus.tv





