Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Sulm me thikë në një shkollë të mesme në...

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2 mijë subjekte...

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të përballemi me...

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë,...

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8 ditësh kërkime,...

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

Dyshohet se po planifikonte atentat ndaj politikanëve, policia i...

Ndjekje si në filma aksion në Los Angeles, u...

Blogeri me 400 mijë ndjekës u largua pa paguar,...

Vrasja e Lulzim Vishës! Shpallet në kërkim Ervis Lami, iu gjet automatik me silenciator në shtëpi

25 Janar 11:23

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 31 vjeçarin Ervis Lami, ndërsa është vendosur në pranga djalit i xhaxhait të tij, Eduart Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator.

Një nga të dyshuarit është Ervis Lamin, i njohur për arratisjen nga burgu i Drenovës, banesa e të cilit ka qenë ndër të parat që u kontrollua nga policia. Sipas informacioneve, gjatë kontrollit, në shtëpinë e tij u gjet arma tip pistoletë me silenciator. Lami nuk ka qenë në shtëpi në momentin e aksionit, por dera është hapur nga një anëtar i familjes së tij. Ndërkohë, është zbuluar se Lami ka dy shtëpi, njëra prej të cilave është një shtëpi druri, ku brenda janë gjetur vrima në mure, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga përdorimi i armëve të zjarrit. Hetuesit mendojnë se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.

Lexo edhe :

Related Posts

FOTO/ Ky është Lulzim Visha, postieri 48 vjeç që u ekzekutua në prag të shtëpisë
Lulzim Visha
Vrasja e postierit në Kamëz, Eduart Lami para hetuesve: Nuk kisha konflikte me viktimën dhe familjen Visha

Pas kapjes së tij, Lami pritet të merret në pyetje për vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, duke u konsideruar si një person që mund të ketë dijeni për ngjarjen. Ervis Lami ka qenë gjithashtu i përfshirë në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013, mes të cilëve ishte edhe Admir Tafili. Gjatë asaj periudhe, Lami kishte pranuar se ai dhe Tafili kishin planifikuar arratisjen dhe se ai kishte siguruar armët për këtë qëllim.

Grupi hetimor ka dyshime se Lulzim Visha ka pasur konflikte të mëparshme me Ervis Lamin dhe po e shqyrton këtë si një pistë të mundshme në hetimet për vrasjen.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret
Tagged:
Ervis Lami Pista Vrasja e Lulzim Vishës

Nga e njëjta kategori

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen 4 familje

më shumë...

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, disa pasagjerë të lënduar në aksin Lushnje-Fier

më shumë...

Arratiset një i dënuar nga burgu i Reçit, i lë letër familjes: Po largohem, ju dua shumë

më shumë...

VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat Vatës “përplaset” me gazetarët: Nuk ma ndjen fare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

4:19

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

4:06

Makina përplaset me furgonin tek “pushimi i...

3:50

Sulm me thikë në një shkollë të...

3:28

Tregtia online drejt formalizimit, tatimet: Rreth 2...

3:18

“El Nino” alarmon botën, meteorologët: Do të...

2:40

Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu”...

2:39

Aktivistja turke e arrestuar në Rinas mbetet...

2:16

Arratiset një i dënuar nga burgu i...

1:57

VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e...

1:51

Zjarret në Pukë, prefektja e Shkodrës për...

1:36

Po ndërtonte pa leje një objekt në...

1:07

Alpinistja 18-vjeçarje gjendet e vdekur pas 8...

1:01

Gjykata e Posaçme lehtëson masën e sigurisë...

12:28

Rama mbledh kabinetin qeveritar në Pogradec

12:26

Zjarri në Mal-Milot nën kontroll, vijon operacioni...

12:21

“Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një...

12:16

Himni shqiptar nuk u luajt gjatë vizitës...

11:49

Zgjerohet protesta në Prishtinë, Aleanca për Ardhmërinë...

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.