Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Vrasja e Liridonës, zbardhet dëshmia e Shaban Murselit para hetuesve: Babë a ke fol me Naimin se kanë vra Lilin

29 Janar 19:58

Mediat në Kosovë kanë zbardhur dëshminë e Shaban Murselit, babait të Naim Murselit, i akuzuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij. Para togave të zezam Shaban Murseli ka deklaruar se ishte në dijeni të një problemi që i biri kishte me vëllain e një nga të akuzuarve si të përfshirë në vrasjen e Liridonës.

Bëhet fjalë për  vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Lexo edhe :

Related Posts

Hetimet në pikën "zero" për Liridonën, Naim Murseli  ndryshon dëshmi: Nuk jemi zënë, as s'më ka tradhtuar
Nusja humbi jetën, vjehrra përlotet para kamerave: Jemi sjellë shumë mirë me të, thashethemet e çuan drejt aktit final

“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka më shumë mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jointime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në polici më 1 dhjetor.

Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje, por megjithatë, siç ai tregon, kjo çështja ka ftohur marrëdhëniet mes tyre.

“Mirëpo e di që Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast, Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, ka thënë ai.

I pyetur nga hetuesit policorë nëse i janë kërkuar para nga familja Kokalla lidhur me këtë problem, Shaban Murseli ka mohuar të ketë informacion.

 “Unë nuk kam ndonjë informatë se Naimi apo familja kemi paguar ndonjë gjë për këtë punë”.

Po ashtu, ai ka rrëfyer momentin që u njoftua mbi ngjarjen e rëndë.

“Unë për këtë rast jam njoftuar ditën e vrasjes. Më ka thirrë djali i dytë Mërgimi dhe më ka treguar për rastin ku ka qenë rreth orës 22:00 e datës 29.11.2023, dhe me ka thënë ‘babë a ke folë me Naimin se po thonë se e kanë vra Lilin’, ndërsa unë jam shokuar nga ky lajm”, ka rrëfyer ai. “E kam thirrë gruan time dhe e kam pyetur se çka ka ndodhë dhe i kam treguar, pastaj pas pak jemi bërë së bashku me gruan time Sanijën, vëllain Asllanin, me gruan e tij Fatmiren dhe djalin Mërgimin jemi nisur me veturë ku kemi udhëtuar për Kosovë diku 40 orë dhe kemi mbërritur me datën 01.12.2023 në orën 06:00 në shtëpinë në fshat ku kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit, meqenëse ishim shumë të zënë me procedurën e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve”, ka thënë Murseli.

Ai ka thënë se pas ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt, policia kreu bastisje në shtëpinë e tij dhe njëri nga hetuesit policor i tregoi se djali i tij, Naimi, është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasje, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Pastaj pas varrimit diku reth orës 16:30 kanë ardhur disa vetura të Policisë në oborrin tonë ku e kanë marrë Naimin për Prishtinë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë nga Policia njëri nga hetuesit e Prishtinës më ka ndarë vetëm në një dhomë ku ma ka kumtuar rastin dhe më ka njoftuar se Naimi është i përfshirë në vrasje dhe se është i arrestuar. Nga ky njoftim kemi qenë të gjithë të tronditur shumë nga kjo dhe nuk kemi ditur as çka të bëjmë”, ka thënë Murseli.

Edhe Murseli në dëshminë e tij ka përmendur problemet me vëllain e një nga të akuzuarit si të përfshirë në vrasje.

“Një problem familjar ku kanë dalë në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen, mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty”, ka thënë ai para hetuesve.

“Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi, mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, ka thënë Murseli./vizionplus.tv/

Posted Under:
Anash Kosova Kronike
Tagged:
Dëshmi Liridona Ademaj Shaban Murseli

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu në Vlorë

më shumë...

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë nga djali dhe nëna, fermeri në lot

më shumë...

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër

më shumë...

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:20

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle...

8:10

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu...

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.