E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e ish policit/ “Arrest me burg në mungesë” për 8 persona që janë në kërkim

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për 8 persona të cilët janë shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Santiago Malko.

 

Shtetasit e shpallur në kërkim janë konsideruar si pjesë e një grupi kriminal dhe që kanë bashkëpunuar në vrasjen e ish oficerit të policisë në Tiranë pak kohë më parë.

 

Reklamë

Policia dhe prokuroria kanë siguruar prova që konfirmojnë perfshirjen e këtyre personave në vrasjen e Malkos I cili u ndoq me makinën e tij teksa po shkonte në shtëpi dhe u qëllua për vdekje me kallashnikov.

 

Në kërkim për këtë ngjarje janë shtetasit: Leonard Duka,  Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj.

 

Ata akuzohen per kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

 

Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .

 

26 vjecari Santigo Malko , polic I patrullës së përgjithshme deri ne vitin 2016 u vra në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë