Subscribe

Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes se efektivit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodrës Xhuliano Prela ne muajin dhjetor te vitit 2020 ne Lezhes. Ne lidhje me kete ngjarje jane marre te pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.

 

Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dale ne konkluzionin se Redion Hysa eshte autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut eshte ngritur akuza “Moskallezim Krimi”. Redion Hysa bashke me kusheririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhes me 28-dhjetor te vitit 2020, pasi kishin qëlluar me bresheri automatiku ne drejtim te karburantit kamerat e te cilit kishin filmuar vrasjen e policit.

 

Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndersa ne cilësinë e proves materiale u sekuestruan 28 gezhoja. Pas nje kontrolli rezultoi se njëra nga armët, pistoleta e gjetur ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracen e shtepise se Redion Hysajt, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrare efektivi Xhuliano Prela. Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur ne depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.

 

Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, qe i ka marre jetën punonjësit te policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses. Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por ai ka preferuar te mos flasë dhe mos japë asnjë shpjegim rreth provave te siguruara nga policia dhe prokuroria.

 

Sipas hetimit te kryer dhe dëshmisë se punonjësve te karburantit ku ka ndodhur vrasja e Xhuliano Preles, mesnatën e krimit rreth orës 02:00, kane qene dy makina njëra fuoristradë dhe tjetra tip “Golf 3”, e përshtatur per gjueti. Makina tip “Golf 3” qe rroja i karburantit ka treguar qysh ne 5 dhjetor ne polici, aktualisht është e bllokuar dhe i përket pikërisht, Redion Hyses. Sipas burimeve te prokurorisë dhe policisë Lezhe, Hysa ne këtë ngjarje ka qene se bashku me kushëririn e tij, Sokol Hysa. Dyshohet se qëllimi i tyre ka qene per te kanosur punonjësin e karburantit qe ka deshmuar se mesnatën kur u vra polici Xhuliano Prela, kane qene dy makina dhe jo nje makine e vetme.

 

Tashme te dyja keto ngjarje, si vrasja e policit Xhuliano Prela dhe goditja me arme e karburantit ku ndodhi ngjarja, jane bashkuar ne nje dosje te vetme. Ndersa prokuroria ka ngritur akuzen e “Vrasjes me Dashje” per Redion Hysen, “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” ne dy raste, “Kanosje me arme” dhe “Prishje te rendit dhe qetësisë publike”. Ndërsa per kusheririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me arme” dhe “Perkrahje te autorit te krimit”.

 

Ndersa personi i vetëm qe qëndronte ne burg, Nikoll Sherniku, është liruar nga qelia duke iu caktuar masa e sigurise “arrest ne shtepi” dhe se aktualisht eshte marre i pandehur per akuzen e “Moskallzimit te krimit”. Briland Martinaj, i cili u shpall ne kerkim qysh prej dhjetorit 2020, si autor i dyshuar i vrasjes, eshte lene i lire dhe se akuza ndaj tij, eshte pushuar me kerkese te prokurorisë, pasi eshte arritur te provohet se nuk ka lidhje me ngjarjen. Aktualisht ceshtja eshte ne gjykim paraprak dhe do te jete gjykata qe tashme do te vendose kalimin per gjykim apo rikthimin ne prokurori per plotesim hetimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *