E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e Indrit Çelajt në Tiranë, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi

Është vetëdorëzuar në polici Albano Kusi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

 

Sipas informacioneve 28 vjeçari në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit Indrit Celaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë