Policia e Tiranës ka shoqëruar të gjithë personat brenda në sallën e gjyqit të cilët ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, përfshirë palët në proces, punonjës të gjykatës dhe rojet e sigurisë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se deri më tani vijojnë seancat e marrjes në pyetje, por akoma nuk ka zyrtarisht të ndaluar, përveç autorit.
Në fokus të hetimit do të jetë mënyra se si autori arriti të fusë armën brenda, përfshirë skanerin e gjykatës, nëse ka funksionuar apo jo dhe nëse është përdorur për kontroll apo jo.





