Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, në kërkim dy vëllezërit, krimi pas konfliktit që nisi dy muaj më parë

20 Gusht 11:45

Një vrasje e dyfishtë tronditi Velipojën mbrëmjen e së hënës. Rreth orës 21:00, 6 plumba i morën jetën dy kunetërve, Ersild Ishmit 33 vjeç dhe Arsid Hoxhës 22 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti kamarieri, Zyber Zagradi.

Autor të ngjarjes janë identifikuar dy vëllezerit Eduart dhe Gëzim Frroku të shpallur në kërkim, ndërsa policia arrestoi kamerierin e plagosur dhe Mario Palin, i përfshirë edhe ky në konflikt.

Lexo edhe :

Related Posts

Velipojë/ Vendimi që nxiti vrasjet, Prokuroria kërkoi “arrest shtëpie” për Ersild Ishmin, edhe pse kishte tre akuza
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, gjykata lë në burg dy të arrestuarit, zbardhet dëshmia e tyre para togave të zeza

Numri një i drejtorisë vendore të policisë Shkodër, Edmond Sulaj bëri me dije se zanafilla e këtij konflikti është ajo e 2 muajve më parë, në 28 qershor, në hotelin Holiday në pronësi të vëllezërve Frroku.

“Shkak i konfliktit ka qenë një debat mes viktimave dhe vellezërve frroku pronar te hotel holiday. Ngjarja e ka zanafillen që në date 28 qershor, ku ne ambientet e hotel “Holiday” ka pasur një debat mes kamarierit dhe kuzhinierit te ketij hoteli. Si rezultat i ketij debati, ne 14 qershor policia Shkodër ka bërë të mundur ndalimin e Ishmit”, tha Sulaj.

Kamerat e sigurisë së lokalit në hotelin “Holiday”, në pronësi të vëllezërve Frroku, të siguruara nga vizion plus, e dokumentuan konfliktin e 28 qershorit, ku debati mes kamarierit dhe kuzhinierit, përfshiu edhe 33 vjecarin Ishmi, i cili kanosi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit.

Në konflikt më pas u përfshi edhe njëri nga pronarët e hoteli, i cili i ka marrë armën nga dora  33 vjecarit Ishmi, që më pas është larguar pasi ka dëgjuar sirenat e policisë.

Ai u arrestua më 14 korrik nga policia pas dokumentimit të ngjarjes dhe ndaj tij gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por ngjarja nuk është harruar nga ana e tij dhe palët janë takuar sërish të hënën në mbrëmje, kur ndodhi dhe konflikti që degjeneroi në përdorimin e armëve.

Sipas xhaxhit të dy vëllezërve ngjarja mund të ishte shmangur nëse 33 vjeçari do të lihej në burg.

“Jam Zef Frroku i vëllai i Leksit, që ka këtë hotelin këtu. Nga data 28 që e kam pa në televizor, kanë ardh dhe janë konfliktu para hotelit të vëllait tim. Ka nxjerrë armën ai zotëria siç e kemi parë në TV, edhe e ka marrë shteti dhe e ka çuar në burg  dhe e ka liru për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur sërish, se për kë ne nuk e dimë, rrezik për ne rrezik dhe për ata. Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshu nuk i ka ba mirë as shtetit, as familjes së atij, as neve. Nuk e di se ku ndodhen se s’kemi komunikim, po këtij shteti është vështirë me iu dorëzu kush, këtyre prokurorëve se e kanë bërë vendin rrush e kumbulla, po marrin në qafë të ndershmit e po favorizojnë kriminelët”, tha ai.

Arsid Hoxha dhe Esild Ishmi hmbën jetën në spital, pasi nuk I mbijetuan dot plagëve të rënda.

Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë bënë sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë së disa bizneseve, si dhe shoqëruan disa shtetas si dëshmitar në vendngjarje. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje -dalje të Velipojës dhe qytetit të Shkodrës me qëllim arrestimin e autorëve të dyshuar të ngjarjes. /vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike
Tagged:
Arsid Hoxha esild ishmi zyber zagradi

Nga e njëjta kategori

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve! Era favorizon përhapjen e flakëve

më shumë...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa ku dyshohet se fshihen persona me rrezikshmëri të lartë

më shumë...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve nga gjithë Shqipëria të shkojnë për ndihmë

më shumë...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës, zjarrfikësit në vendngjarje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.