Policia e Fierit ka arrestuar nje nga bashkëpunëtoret ne vrasjen e ndodhur ne janar te këtij viti, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj, si dhe u plagosen dy te tjerë. Ne pranga është vene Ylli Nazeri banues ne Ballsh. Ndërsa shtetasi me inicialet E.B qe dyshohet si autor i krimit është shpallur ne kërkim. Ngjarja e rende ku humbi jetën Denis Kasaj ndodhi ne aksin rrugor Lushnje-Fier. Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur per hakmarrje dhe se ka lidhje Klement Kastrati, i cili mbeti i plagosur ne ketë atentat. Me pare policia ka arrestuar Ilir Memushajn, si një nga autoret e dyshuar e gjithashtu dhe agjentin e SHISH Florian Bushi, i cili dyshohet se i dha informacion vrasësve per vendndodhjen e personave qe ishin ne shënjestër te atentatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *