E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Rakip Roli/ Gjykata vendos “fatin” e tre të arrestuarve

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të ndalurit, për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli.

 

Gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurit Bardhyl Shehu dhe i la në burg shtetasit Llej e Skender Lika si dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi). Këta shtetas akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

 

Reklamë

Rakip Rroli u ekzekutua në datë 10 dhjetor ndërsa po lëvizte me automjetin e tij të tipit “Audi Q7”. Ngjarja ndodhi në dalje të Sanxhakut, pak metra pasi kishte dalë nga banesa e tij. Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e tij prej kohësh, ndërsa në momentin që ai po lëvizte drejt Mamurrasit, ata i kanë zënë pritë dhe kanë zbrazur kallashnikovin.

 

Fillimisht Roli ka tentuar të largohet, por autorët kanë qëlluar edhe në pjesën anësore të automjetit derisa ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë