E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Albert Krasniqi, i ati njoftoi vetë policinë: Ejani se kam vrarë djalin

Babai që qëlloi për vdekje djalin e tij në qendër të Prishtinës dyshohet se pas krimit ka njoftuar policinë, ku ka deklaruar se ishte ai që ekzekutoi të birin. Kështu kanë raportuar mediat kosovare. “Ejani se kam vrarë djalin”, mendohet se ka thënë ai.

Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje me pasoja tragjike.

Viktima, Albert Krasniqi nuk është i panjohur për publikun. Ai ka pasur dhe një konflikt me këngëtarin Noizy. Para 4 vitesh ai u përfshi edhe në një përplasje të armatosur, ku mbeti i plagosur reperi shqiptar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë