Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me krimin makabër në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 38-vjeçar rrëmbeu dhe vrau një fëmijë 8 vjeç.

 

Xhixho fajëson shtetin që la të lirë një kriminel, por edhe shoqërinë në tërësi.

 

“Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër! Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8-vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë”, shkruan Xhixho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *