Subscribe

Një ditë pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier, kanë folur edhe banorët e fshatit.

Ata e përshkruajnë autorin si person shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.

Ndër të tjera ai theksoi se Çalamani mbante me vete edhe armë të ftohta si thika, hanxharë.

“Nuk ka diskutim tjetër, ai vetëm varje ka me atë gjest që bëri. Ai i ka të tëra të këqijat, ka qenë problematik, të tëra i ka, se janë dhe këto vajzat këtu. Kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati ka qenë dhe i biri, e kam përzënë nga shtëpia, bile e kam çuar dhe në polici, ashtu më ka bërë dhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ai të tëra të këqijat, çupën e …. kapi mezor. Më përdhunoi gruan, çfarë doni që të bënte më, ai është kriminel i paparë, duhet varur. Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq, bën vaki që i ka marrë dhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe, se aq gjykon, aq mendon truri i tij. Nuk u dënua, se sa kishte dalë nga burgu. Edhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeri, se ai është njeri i paparë, dhe duhet varur me sesbën. I gjithë fshati do të japi këtë mendim, mbante thikë, hanxhar, sëpatë me vete.,” u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *