E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja e 8-vjeçarit/ Klodian Çalamani dërgohet në burgun e Vlorës për t’u mbrojtur

Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit në fshatin Grecalli të Fierit, është dërguar në burgun e Vlorës nën masa të rrepta sigurie, me qëllim për të shmangur një sulm të mundshëm në burgun e Fierit.

 

I shoqëruar nga forcat e policisë, 38-vjeçari ka shkuar menjëherë në izolim për të shmangur kontaktet me të burgosurit e tjerë.

 

Gjykata e Fierit sot caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Çalamanin. Familjarët e viktimës mësynë në ambientet e gjykatës, duke kërkuar sallën ku mendonin se mbahej 38-vjeçari. Ata kanë nisur të mbledhin firmat e qytetarëve për të dhënë dënimin me vdekje për Çalamanin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë