E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj për një gardh ndarës, arrestohet autori 23-vjeç (EMRI)

Berti Kanushi 23-vjeç është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për vrasjen e 72-vjeçarit në Memaliaj Faik Hajdini.

Arrestimi i tij sipas policisë u bë në orën 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

“Ne 20/ 8 u arrestuan në flagrancë skënder hajdini 71 vjeç për veprën penale vrasje me paramendim dhe  përkrahje të autorit dhe Bledar Hajdini 43 vjec

Në ndjekje të vazhdueshme në datën 22 në orën 3 të mëngjesit u arrestua Berti Kanushi 23 vjeç për vrasje me paramendim dhe Darovie Hajdini 64 vjeç për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Përkrahje të autorit””, tha drejtori i policisë Ardian Çipa./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë