Policia ka ndaluar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë, ku u vra 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Lexo edhe :

Related Posts

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aurelio Dervishi, 18 vjeç u qëllua me thikë në gjoks nga bashkëmoshatarët e tij dhe si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën rrugës për në spital. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *