Tirana u trondit ditën e djeshme, 18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë. Autor është një adoleshent tjetër, 15 vjeç.
Të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe :
Related Posts
Në emisionin “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakaj në Vizion Plus u diskutua tema “Të të vrasin në shkollë”.
I ftuar deputeti Etjen Xhafaj e cilësoi një rast të tmerrshëm, teksa shtoi se përfshirë dhe politikën të gjithë janë fajtorë në vdekjen e adoleshentit.
“Nuk ka asnjë njeri që nuk nuk thot që ky ëstë një rast i tmerrshëm. Të gjithë jemi fajtor që tek politika dhe gjuha që përdorim në Parlament. Nuk ka të bëjë vetëm me rrjet sociale ka të bëjë me gjithë kohën që kalon. Është diçka për të cilën nuk mendoj se jemi gati për këtë teknologji. Rasti i djeshëm ishte një rast i tmerrshëm. Duhet të fillojmë që nga fillimi i ndalimit të gjuhës së dhunës, të gjithë. Politika vijon ta trajtojë njeri tjetrin si armiq, kjo ka ndodhur edhe sot në Parlament. Aty duhet të filloj edhe korrigjimi. Debati i etikës as në media as në politikë nuk ndodh më. Komunikimi është ajo që unë besoj”, tha Xhafaj.
Psikologia Xhensila Xhelili u shpreh se shumë prindër nuk e dinë se çfarë aplikacionesh përdorin fëmijët.
“Teknologjia ecën shumë shpejt, por unë ju them prindërve nëse nuk je një hap para fëmijëve qëndro një hap me fëmijët. Shumë prindër nuk e dinë se çfarë aplikacionesh ekzistojnë në telefonin e fëmijëve”, tha psikologia.