Eraldo Xhejo ngeli i vrarë nga një tjetër 14 vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, pasi Enedio Guri e goditi per vdekje me thikë.
Bashkë me autorin e krimit, u arrestuan atë kohë edhe babai dhe xhaxhai i këtij krimi si bashkëpunëtorë të ngjarjes.
Para dy javësh gjykata e Apelit në Tiranë liroi nga burgu babain dhe xhaxhain e Enedio Guri, duke i çuar në arrest me shtëpi
“Vrasja e dytë” e djalit 14 vjeçar e kanë cilësuar të dy prindërit qe flasin për herë të parë për median
“Ne jemi prindërit e Eraldo Xhejo. Me Pirg kishte vajtur me shokët për t’u qethur, duke zbritur poshtë kishte takuar autorin. Mesa di unë, me duket se ishin zënë një vit më parë por nuk ishim në dijeni, atje kishin qëndruar për sqarim. Autori nxori thikën dhe e goditi.
Atë ditë që ndodhi krimi, kur u bë gjyqi, njëri nga autorët kryesor që ishte me vrasësin kishte qenë atje dhe nuk e parandaloi. Ishte në makinë. Flori Çela. Kur u bë gjyqi, e nxorën arrest shtëpie që atë ditë
Xhaxhai dhe i ati i vrasësit, fshehën thikën, autorin. Mesa di lanë e thikën nga gjaku që mos ngeleshin shenja e para disa ditësh mësuam se i liruan
Vrasja e dytë që i bëhet djalit. Deri dje kisha besim në drejtësia, e kam hequr atë besim, folëm me prokuroren, u liruan sepse bënë ankimim.
Babai dhe xhaxhai dolën nga apeli. Kërkojmë drejtësi. Drejtësi se nuk e di ajo gjyqtarja, përse i ka liruar. Kemi folur e me avokatin, as ai nuk ka marrë përgjigje.
” Gjykatësit apo prokurorët, bënë një kërkesë dhe vajtën në apel. Nuk e di gjyqtarja që I la të lirë, nuk e di nqs i ka parë fotot e djalit tim dhe të autorit. Si mund të lërë prindin e xhaxhai të lirë? Si rrisnin djalë me tatuazh me armë në krah? Me thikë në krah? Nuk e di a i pa gjyqtarja këto“, tha babai i viktimës së mitur Edi Xhejo.
“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar me shume se c’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, i vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi.
Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë“, u shpreh nëna e viktimës Albina Xhejo./vizionplus.tv





