Familjare te 45 vjecarit Flamur Duçi i vrare këtë të enjte në mëngjes në fshatin Mborje te Korces akuzojne familjaret te ish bashkeshortes te tij.
Madje e motra e viktimes shkon me tej kur tha se familjare te ish bashkeshortes e kane kercenuar disa here me jete 45 vjecarin.
Policia ka shoqeruar disa nga pjestaret e familjes te ish bashkeshortes, ashtu sic ka shoqeruar per tu pyetur rreth ngjarjes edhe persona te tjere, por deri tani nuk ka asnje te dyshuar.
Pista kryesore e vrasjes me mjete te mprehta te Flamur Duçit mbetet ajo e vrasjes nga persona prane ish bashkeshortes.
Nje tjeter piste eshte ajo e nje lidhje te fshehte qe mund te kete pasur kohet e fundit 45 vjecari.
Grupi i hetimit ka perjashtuar pisten e grabitjes.
Ajo cfare po hetohet fort nga policia ka te beje me lenden djegese qe autoret e dyshuar kane pasur me vete , ç’ka edhe per policine tregon se kemi te bejme me nje veprim te paramenduar nga te dyshuarit.
Uniformat blu jane duke kerkuar per gjetjen e mjetit te mprehte me te cilin autoret i moren jeten 45 vjecarin.






