E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasësi i Caroline kërkon falje: Nuk e kisha planifikuar, më intereson vetëm vajza

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që vrau gruan e tij 200-vjeçare Caroline, është penduar për krimin e rëndë. Ai ka pranuar para grupit hetimor autorësinë dhe sipas avokatëve të tij, ka kërkuar falje.

 

32-vjeçari grek nuk është interesuar për dënimin që do të marrë, por vetëm për fatin e vajzës së mitur.

 

Reklamë

“Vrasja nuk ishte planifikuar paraprakisht. Nuk kishte asnjë person të tretë të përfshirë.”

 

Kurse avokatët e tij u shprehën për mediat greke: “Gjithçka që i intereson është fëmija I tij. Shqetësimi i tij ka të bëjë me të ardhmen e fëmijës, sepse ai ka dëgjuar gjëra të ndryshme, se fëmija do të shkojë në një familje kujdestare, se do ta humbasë atë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë