Andrew Bode, i arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në vitin 2022, doli paraditen e kësaj të premteje para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca gjyqësore po vijon, ndërsa pasi të jenë dëgjuar të gjitha palët, trupa gjykuese do të vendosë nëse Bode do të qëndrojë në burg apo do të ketë një masë më të butë sigurie për të.
Andrew Bode u arrestua të mërkurën nga forcat RENEA gjatë operacionit të koduar “Plani”, pas dy vitesh arrati. Bode akuzohet për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Në momentin e operacionit, ai u gjet i fshehur në banesën e Julian Kalemit, po ashtu i arrestuar në të njëjtën ditë.
Së bashku me ta, në pranga ra edhe Andrea Kalemi një nga emrat që lidhet me disa nga ngjarjet më të rënda në vend gjatë dy viteve të fundit.
Andrea Kalemi dyshohet se po planifikonte hakmarrjen për vrasjen e babait të tij, Shyqyri Kalemi, në korrik të këtij viti në Memaliaj. Së bashku me të, gjatë atentatit u vranë edhe kamerireri Gledio Muka dhe një nga klientët e lokalit, Marsel Çela./vizionplus.tv





