Moti parashikohet i vranët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet me diell krysisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s. ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 13°C në zona e ulëta 8 deri 24 °C në zona bregdetare 11 deri 24 °C

Rajoni i Ballkanit pritet të ketë kushte të qëndrueshme atmsoferike ndikuar nga një qëndër e presionit të lartë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore si dhe pjesa perëndimore e tij.
Persa i perket Kontinentit Europian paqendrueshmëria do të vijojë të shtrihet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të tij, pasi ndikojnë një seri frontesh duke përfshirë vendet nordike, Rusine dhe Italine ku moti do te jetë me vranësira dhe rreshje shiu dhe ne verlindje ne rajonin e Rusise do të kete rreshje bore. Pjesa tjetër e kontinentit do të ketë mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *