Grupi hetimor ka marrë në pyetje dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, si autorë të dyshuar të ekzekutimit mafioz të biznesmenit Eduart Reçi.
Burime bëjnë me dije se efektivi i Komisariatit nr.2, i cili dyshohet se është dhe autori kryesor i vrasjes, Shkëlqim Duka, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë krimin.
Lexo edhe :
Related Posts
Por ndryshe nga ai, vëllai i efektivit, Florian Duka, ka mohuar të ketë dijeni, apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit. Dy vëllezërit janë marrë në pyetje veçmas njëri-tjetrit.
Pavarësisht se ata nuk e kanë pranuar krimin e rëndë, grupi hetimor ka në dosje disa prova të rëndësishme që i implikojnë dy vëllezërit si autorë të ekzekutimit të biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi.
Hetuesit kishin marrë informacion në rrugë operative së Reçi kishte konflikte pronësie me dy vëllezërit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se ata e kanë ruajtur biznesmenin 5 ditë para se të kryenin krimin, duke u fiksuar nga kamerat përgjatë zonës.
Ditën e ngjarjes, kamerat kanë fiksuar efektivin e policisë, Shkëlqim Duka, i cili ka qëndruar në zonë nga ora 19:00 e deri në orën 23:00 kur ndodhi edhe krimi.
Ai qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli pranë vendit ku u vra biznesmeni.
Dyshohet se në momentin që Reçi ka dalë në sheshin e pallatit të tij, ai është qëlluar me një plumb në kokë nga efektivi Duka.
Fillimisht mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë pak orë më vone në spitalin e Traumës.
Per të kryer ekzekutimin e biznesmenit janë hedhur edhe fishekzjarre në mënyrë që të mbulohet zhurma apo për të tërhequr vëmendjen e banorëve dhe familjarëve të viktimës.
Gjatë kontrollit në banesën dhe lokalin e efektivit dhe vëllait të tij, blutë gjetën disa pjesë armatimesh që përdoren konkretisht për armët me silenciator./vizionplus.tv







