Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Vranë babanë dhe e groposën në kasollen pas shtëpisë, Apeli lë në burg fëmijët e Pëllumb Metës

2 Prill 10:22

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Hysen Metën dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë e tyre në bashkëpunim me motrën e tyre,  pak muaj më parë në Shën Vlash të Durrësit.

Të dy ata do të mbeten në burg, nën akuzën për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :

Related Posts

Kush qëlloi ndaj Pëllumb Metës? Testohen fëmijet dhe gruaja, prova tregoi se vajza di të përdorë armën
Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, momenti kur vajza e tij qëllon me armë në poligon
Vrasja e Pëllumb Metës ende pa autor, në skenë del edhe djali i vogël, i gjenden gjurmët e gishtave në qesen e pistoletës
Vrasja në Durrës, prokuroria rikthen në shtëpi vajzën e Pëllumb Metës, e reja "kyç gojën" dhe nuk tregon dinamikën e ngjarjes

Njoftimi:

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi me iniciale H.M, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Durrës dhe ka bërë kallëzim se babai i tij shtetasi me iniciale P.M banues në Shën Vlash, Durrës, është larguar nga banesa me datë 10.02.2024 dhe nuk është kthyer më. Në vijim të veprimeve hetimore, u gjet trupi i pajetë i shtetasit P. M, të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë fëmijët e tij.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale H. M, H. M dhe A. M, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 79/c, 278/4, 303 e 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 127/1 Regj.Them, datë 26.02.2024, ka vendosur:

  1. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 79/c, 278/4, dhe 303 e 25 i K.Penal.
  2. Të caktojë ndaj shtetasit H.M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
  3. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases H.M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
  4. Të caktojë ndaj shtetases H.M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
  5. Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetases A.M, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim te parashikuara nga nenet 79/c, 303 e 25 i K.Penal.
  6. Të caktojë ndaj shtetases A.M masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra, nga personat nën hetim me iniciale H. M dhe A. M, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit caktimin e një mase sigurimi personal atë të “detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 02.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Alma Kolgjoka,  vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 127/1 Regj., datë 26.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike
Tagged:
durres hygerta meta pellumb meta

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.