Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur në parkun...

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e brendshëm

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në Azerbajxhan

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për...

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të rëndësishme me...

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi humbi zgjedhjet

Skandal në Itali, takime sekrete në “San Siro” për...

Gjykata: Burg tre fëmijëve vrasës. Hygerta Meta merr përsipër krimin: Babai ishte i dhunshëm, e qëllova unë

26 Shkurt 13:50

Gjykata e Durrësit la në burg tre fëmijët e familjes Meta të cilët organizuan vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta. Prokurorja tha se të tre të rinjtë janë përgjegjës për krimin, megjithëse autorësinë për ngjarjen e mori sërish 19-vjeçarja Hygerta Meta. Përtej fjalëve të ftohta për pendesë e keqardhje për vrasjen e babait të tyre, fëmijët u shfaqën të qetë gjatë seancës.

Akuzat që rëndojnë ndaj Hysen, Amarildo dhe Hygerta  Metës janë ato të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrasja në Durrës, prokuroria rikthen në shtëpi vajzën e Pëllumb Metës, e reja "kyç gojën" dhe nuk tregon dinamikën e ngjarjes
“I thashë çohu në këmbë”, Hygerta Meta tregon si e kreu vrasjen: Babai më kërcënoi pasi refuzova fejesën

Me nisjen e seancës, Hygerta Meta deklaroi se është ajo që ka kryer krimin, duke rrëzuar deklaratën e mëparshme që aktin e rëndë e ka kryer djali i madh Hyseni.

Hygerta tregoi se i ati ishte i dhunshëm dhe disa herë kishte kërcënuar se do t’i vriste.

“Duke qenë që ishte shumë e vështirë si dhe nga frika nga policia ja lashë fajin e vrasjes vëllait. Konflikti me babain ka nisur që në dhjetor. I thashe jo për fejesën. Kisha frikë se nga refuzimi i fejesës se do më vriste. Ai preu bomblën e gazit dhe nuk e rregullloi, por më vonë në fund të janarit më tha sërish për fëjesën. Më tha që ju nuk keni për të bërë hajër ne këtë shtëpi, kishim frikë. Ka pasur konflikte dhe me mamin, e ka goditur mamin edhe kur ka qenë në gjumë për shkak se ishte zgjuar vonë. Babi ka qenë gjithmonë agresiv. Nuk e kam denoncuar nga frika, sepse kishim frikë të na vriste. Shumë herë na ka  thënë do ju vras, madje ai mund të paguante edhe dike për të na vrarë”, tha Hygerta.

Vajza rrëfeiu edhe momentin e vrasjes:

“Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna, ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën. Ja tregova babit, më tha ku shkon me atë armë. Kur më tha ku shkon me të, i thashë çohu në këmbë. Ai më tha ik andej. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg.”

Ndërkohë edhe djali i madh, Hysen Meta duke hequr përgjegjësinë nga vetja, tha se motra e tij e ka kryer krimin.

“Motra e ka qëlluar babain, jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte me zor. Kishin debatuar shumë herë. Unë nuk kam qenë gjithmonë prezent në debatet e tyre dhe me babain mardhëniet kanë qenë jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe i tronditur ndaj thashë në fillim që e kam bërë unë”, tha Hysen Meta.

Ndërsa, djali i vogël i Pëllumb Metës, Amarildo, tha se nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Pas përfundimit të dëshmive, avokatët e tre të rinjve kërkuan një masë më të butë për Hygertën me arsyetimin se ajo është e re dhe duhet të vazhdojë studimet. Të  njëjtën kërkesë ata patën edhe për djalin e vogël duke qenë se ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e krimit. Por gjykata hodhi poshtë pretendimet, me arsyetimin se dëshmitë janë kontradiktore duke i lënë në burg të tre.

Jashtë dyerve të gjykatës avokatja e Hygertës dhe djalit të vogël të familjes Amarildos, tha se për shkak të deklaratave kontradiktore hetimet për ngjarjen duhe të vijojnë.

“Hygerta pranoi veprën , sot tha jam unë ajo që e ka kryer . do vazhdojnë hetimet se pse prokuroria e akuzon për fshehjen e kufomës dhe jo për vrasje. Janë bërë deklarata kontradiktore dhe duhen hetime shtesë”, tha avokatja.

Krimi që tronditi opinionin publik u zbulua tre ditë më parë, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit, pellumb meta. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

Por ajo që u denoncua si zhdukje ishte në fakt një vrasje. Policia zbuloi se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe për të fshehur trupin e të atit ishte ndihmuar nga djali i vogël, Amarildo 21-vjeç dhe vajza Hygerta, 19-vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
amarildo meta hygerta meta hysen meta pellumb meta

Nga e njëjta kategori

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

më shumë...

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë

më shumë...

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin tuaj”, AKSK paralajmëron qytetarët

më shumë...

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës: I ke bërë llogaritë gabim, do të të çmontoj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:56

Aksident dramatik në Spanjë, 4 të plagosur...

9:46

Netanyahu urdhëron sulm ndaj Hezbollahut në Liban

9:22

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia

9:20

Kriza e sigurisë, Irani godet tradhtarët e...

9:11

Alarm për bombë në një qendër tregtare...

8:51

Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni...

8:40

Zelensky: Jemi gati për bisedime trepalëshe në...

8:23

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën...

8:00

U hakuan telefonat e 300 personaliteteve të...

7:25

Orban dorëzon dhe mandatin e deputetit pasi...

7:11

Skandal në Itali, takime sekrete në “San...

7:01

Kosova në prag të zgjedhjeve të reja...

6:43

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Trump...

6:30

Drejtoria refuzoi t’i transferonte në krahun tjetër,...

6:07

Ngecin kontaktet Iran-SHBA

5:57

“Kujdes nga mesazhet që mbërrijnë në telefonin...

5:49

Përmbysje e “çmendur”, Bajerni dhuron spektakël në...

5:35

“Sali kolltuku …”, Salianji i përgjigjet Berishës:...

5:20

Mali në alarm pas sulmeve, separatistët zhysin...

5:08

Sulmet në shkolla, Ergogan shkarkon zv/ministrin e...

Më të klikuarat

  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Ermiona flet me emra pas daljes: Kush janë fermerët më të dj...
  • “Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.