E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Voton Vjosa Osmani: Zgjedhjet duhet të krijojnë qeverinë e re, qytetarët të dalin të votojnë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e dyta parlamentare që Kosova zhvillon në vetëm 9 muaj.

Për mediat Osmani bëri thirrje për pjesëmarrje masive ndërsa shton se këto zgjedhje duhet të çojnë në krijimin e qeverisë së re.

“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve. Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë