E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Voton Celibashi, thirrje qytetarëve: Mos fotografoni votën, dënim deri në 3 vite burg

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi ka votuar pasditen e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë. Pasi hodhi votën e tij në kuti, kreu i KQZ në një prononcim për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë votën, pasi do të përballen me drejtësinë.

Celibashi: Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse.

Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor. Fotografimi i votës do marrë përgjigje nga drejtësia. Minimumi tre vjet burgim për ata që fotografojnë votën. Jo vetëm politikanët por edhe votuesit duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë