Më shumë se 70 milione amerikanë tashmë kanë votuar në procesin e parakohshëm ndërsa zgjedhjet presidenciale do të mbahen të marten e 3 nentorit. Kjo është një shifër rekord që përbën gjysmën e pjesëmarrjes totale në zgjedhjet e katër viteve më parë.

 

Presidenti Donald Trump vetëm dje ka mbajtur tre tubime në Miçigan, Uiskonsin dhe Nebraska, tre shtete ku ai fitoi në garën përballë rivales Hillary Clinton në vitin 2016. Trump ka kritikuar median duke thënë se përqendrohet më shumë sec është e nevojshme tek koronavirusi ndërsa e konsideroi një fitore marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni? Dhe kjo për rajone të ndryshme, sikurse mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thashë, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, derisa ti japin fund luftës mes tyre. Dhe e dini çfarë, u deshën për ti dhënë fund mosmarrëveshjeve 400 vjecare, vetëm 20 minuta! Ata po Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”.

 

Ndërkohë në qytetin e Filadelfias, mbrëmjen e së martës ka patur protesta të dhunshme pas vrasjes nga policia të një tjetër afrikano-amerikani i cili sipas autoriteteve ishte i armatosur me thikë.

 

Katër policë kanë mbetur të plagosur ndërsa demonstruesit kanë plackitur dyqanet dhe kanë dëmtuar disa ndërtesa.

 

Këto protesta në shtetin e Pensilvanise i shtohen valës së zemërimit kundër racizmit që përfshinë Shtetet e Bashkuara pas vdekjes në muajin maj të afrikano-amerikanit 46-vjeçar George Floyd.

 

Me 20 vota në kolegjin zgjedhor, Pensilvania është një shtet kyc për fitoren në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *