Ish-sekretari i përgjithshëm në PD, Arben Ristan, thotë se duke vënë re votimin e deri tanishëm në Korçë, në pak minuta janë mbi 50 antarë që kanë votuar.

 

Sipas tij, me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve.

 

”PD është e angazhuar që në zbatim të vendimeve të Kuvendit të datës 11 të zhvillojë zgjedhjet për konfirmimin e vendimeve të kuvendit për shkarkimin e Bashës. Duke parë angazhimin e degëve pres që votimi të jetë masiv. Por në fakt duke vënë re votimin e deri tanishëm në pak minuta janë mbi 50 antarë që kanë votuar. Me këtë fluks dita do të jetë me një vrull votimesh të demokratëve”, tha Ristani.

 

Lidhur me mbylljen e selive, Ristani tha se  kanë zgjedhur kinemanë e qytetit për të votuar dhe nuk ka pasur probleme me procesin.

 

“Në lidhje me mbylljen kjo ka në degët e PD aty ku ka edhe pak antarë që i përgjigjen ende Lul Bravës, por kemi zgjedhur kinemanë e qytetit dhe nuk kemi probleme me votimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *