Ish kryetar i PD Korçe Andrea Mano ka dhënë detaje mbi procesin e votimit për shkarkimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Sipas Manos, ka patur dyndje votuesish dhe deri më tani kanë votuar mbi 600 persona. Mes të tjerash ai theksoi se PD duhet të ketë kryetarin që duhet të votojë anëtarësia me votim të hapur për të fituar detyrën e tij.

 

 

“Nga informacinet që kam ka patur dyndje votuesish, deri më tani mbi 600 persona. Një shifër e lartë kjo për degën e Korçës, sigurisht votimi do vazhdojë deri në fund. Është ditë e rëndësishme për PD, për demokratët, nuk është thjesht çështja e votimit të referendumit por jemi kundër një kryetari që tashmë është i shkarkuar.

 

Është votimi kundër një modeli më të keq që ka dhënë Basha, i një njeriu mashtrues, që për interesat e veta personale ka mashtruar demokratët, i një njeriu që ka humbur 4 herë dhe i ka çuar demokratët 12 vite në humbje, model i njerëzve që nuk njohin kufij. Shkarkimi i Bashës është përgjigjia më e mirë e demokratëve për këtë model.

 

Nëse doni mendimin tim PD duhet të ketë kryetarin që duhet të votojë anëtarësia me votim të hapur për të fituar detyrën e tij, edhe këtë e vendos anëtarësia. Nëse ajo e vendos me votë të lirë, çdo gjë është legjitime”, tha Mano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *