Avokati Bledar Dervishi, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, komentoi seancën plenare që u mbajt sot për votimin e programit të qeverisë.
Dervishi tha se kryeministri Edi Rama përdori një skemë, ku sipas tij, tërhoqi opozitën në koas dhe kështu nuk u zbërthye programi.
Avokati theksoi se nuk i pëlqen përplasja e tavolinave nga deputetët e opozitës në seancën e parë plenare, po ashtu edhe sot.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si ju duk seanca sot?
Dervishi: Nuk më pëlqeu as si qytetar, jo më si jurist. Ajo që më bën përshtypje është që opozita e njeh shumë mirë kryeministrin. Ai është i prirur ta tërheq opozitën në debat për të realizuar qëllimet e veta. Donte ta kalonte shpejt këtë seancë pa një zbërthim të programit të tij, dhe opozita e kishte mundësinë sot të bënte debat politik. Dhe u mbyll seanca ashtu siç u mbyll. Nuk më pëlqen të përplasen tavolinat që në seancën e parë.
/vizionplus.tv





