Subscribe

Deri në fund të 2020-ës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve angazhohet që t’i japë një zgjidhje mundësimit ose jo të votës së emigrantëve. Procesi ku për herë të shqiptarët do të shprehin vullnetin politik, pa qenë e nevojshme për t’u kthyer në atdhe, është dy-sfidësh. Fillimisht teknik.

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Do të duhet të jesh identifikuar qartë si emigrant pra si një qytetar me të drejtë vote, por që e ke vendbanimin jashtë Shqipërisë. Dhe mbi këtë kusht duhet të shprehësh dëshirën dhe vullnetin për të votuar atje ku ke vendbanbimin. Si do tu dërgohet fleta e votimit, si do të votojnë, ne akoma nuk kemi vendosur dhe nuk kemi një ide.

Më shumë se për arsye teknike, vota e emigrantëve është një vendimmarrje politike. Ajo do të kërkojë dakordësinë e të gjitha palëve.

ILIRJAN CELIBASHI  

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Ajo që do të na marrë më shumë kohë është sjellja e palëve në një darkodësi.

E gjitha kjo ka edhe një kosto.

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Më pak se 10 milionë euro.

Kur ende partitë politike nuk kanë shpallur listat e kandidatëve për deputetë, sugjerimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është.

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

Do të ishte mirë që dikush që ja njeh vetes një cen, do të ishte mirë të mos i hynte fare kësaj rruge.

Në ndryshim nga vota e emigrantëve që me gjasë vështirë se do të mundësohet në zgjedhjet e 25 Prillit, zbatimi i teknologjisë, në identifikimin biometrik dhe projektin pilot për votimin dhe numërimin elektronik, në zgjedhjet e përgjithshme të 2021-it do të jete një vendim i përmbushur i kodit të ri zgjedhor.

Nuk do të jenë problem paratë në lidhje me implementimin e këtyre dy projekteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *