E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vota e diasporës, PS ankesë në KQZ: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi

Ilustrim · Vizion Plus

Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

Ndër problematikat, PS rendit: Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.

Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.

Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.

Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.

Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.

Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.

Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.

Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh