Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume deklaroi në emisionin “7pa5” se vendi nuk është ende gati për votën e diasporës, aq më tepër nëse votimi do të kryhej në mënyrë virtuale.

Ai thekson se sistemi mund të bie pre e hakërimit, sikundër mund të ketë edhe pretendime për manipulim të vullnetin të votuesve nga palë politike të ndryshme.

“Një ndër propozimet për votën e diasporës ka qenë të votohet nga jashtë vendin nëpërmjet tekologjisë. Absolutisht për mua nuk duhet të trajtohet një gjë e tillë, jo vetëm që ne nuk jemi të gatshëm për një gjë të tillë, por nëqoftëse veprojmë në këtë mënyrë menjëherë do të kem pretendimin pse ai që është në Vjenë i jep mundësinë të votojë nga shtëpia dhe mua që jam këtu më kërkon që të vijë në qendrën e votimit, më lër të votojë dhe mua nga shtëpia. Por votimi në këtë mënyrë ka treguar, ka vende që kanë vlerësuar antikushtuetues, Hollanda, Gjermania, problemet që mund të kemi me hakërimin e procesit janë shumë të larta. Sado që mund të ketë avancuar teknologjia, ne jemi fare të papërgatitur për të përtypur, sidomos humbësit, një rezultat të marrë të të votuarit”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se vota e diasporës nuk mund dhe duhet të ketë të njëjtën peshë me atë të shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

‘Një ndër rekomandimet që bëhen në kodin e praktikave zgjedhore është edhe kjo çështje dhe thuhet se në këto kushte ka një numër të konsiderueshëm që do të votojnë nga jashtë vendit, duhet ta marrësh në konsideratë dhe po ta marrësh këtë në konsideratë thuhet në këtë dokument, nuk është shkelje e cilësisë, parimeve, standardit të votës. Duhet të marrim në konsideratë peshën që mund të ketë kjo vetë, të ngushtohet sa më shumë të jetë e mundur, ku parlamenti shqiptar të mos jetë vullnet i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit, më shumë se sa i shqiptarëve që janë këtu”, tha ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *