Fshatit turistik të Voskopojës që krenohet me Akademinë e tij të ngritur gati 3 shekuj më parë nuk i shkon një shkollë e amortizuar. Kjo si një arsye themelore, por edhe investimet në disa aspekte të infrastrukturës këto vitet e fundit, e kanë nxitur bashkinë e Korçës të nisë nga realizimi projektin e shkollës së re.

 

Ambjente të reja dhe mundësimin e standardeve bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor, synohen me këtë financim në Voskopojë. Vlera e investimit arin në 32.250.952 lekë pa TVSH sikurse bëjnë të ditur burime zyrtare.

 

Investimi në shkollën e Voskopojës po kryhet në kuadër të programit të zhvillimit të rajoneve me fokus arsimin. Ky program që ka 30% të financimit nga bashkia Korçë përfshin edhe dy shkolla në qytet krahas asaj të Voskopojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *