Subscribe

Ky është Astrit Kodheli, një nga banorët autoktonë në Voskopojë, që ka zgjedhur të kontribuojë në krahinën e tij dhe jo të emigrojë. Ai është ndër të parët që ka investuar në hoteleri.

 

 

 

 

Banorë të tjerë të kësaj zone shprehen se Voskopoja ka marrë jetë dhe është kthyer në një destinacion shumë të preferuar.

 

 

 

 

Vizitorë të shumtë thonë se kanë mbetur të mrekulluar nga investimet e bëra dhe vëmendja e madhe që i është kushtuar Voskopojës vitet e fundit.

 

 

 

 

Me ndërtimin e rrugës në vitin 2010, Voskopoja ka marrë një drejtim tjetër, atë turistik. Një ndikim të madh në zhvillim kanë pasur edhe emigrantët që janë rikthyer për të kontribuuar në vendin e tyre. Nëse dikur Voskopoja ka pasur një lokal dhe një hotel me 2 dhoma, sot numëron më shumë se 50 hotele e bujtina, por edhe shtëpi pritëse.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *