Subscribe

Kadastra, që pas kalimit të funksionimit online ka bllokuar dhënien e dokumenteve për qytetarët. Noterët dhe bankat kanë deklaruar se Kadastra po vonon përgjigjet e qytetarëve, të cilët detyrohen të paguajnë disa herë fatura dhe nuk marrin shërbimin e duhur.

 

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema për këto vonesa, të cilat kanë sjellë një sërë problematikash tek qytetarët.

 

Rama mohoi që një gjë e tillë të jetë e vëtetë, teksa shton se kalimi në sistemin online ka nervozuar jo vetëm noterët, por edhe ata persona që rrinin pranë Kadastrës si hiena.

 

Më tej, Rama shton se janë dhënë më shumë shërbime, që kur Kadastra ka kaluar në shërbimin online.

 

“Kadastra që kur ka kaluar online, shërbimet e dhëna janë më të larta. Është një sistem që noterët i nervozon. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë agresivizuar. Ky system kërkon pak punë në fillim. Nuk jemi këtu për këto. Jemi për një gjë të madhe që ka ndodhur e nëse më thua që e ardhmja është në janar është fantastike. Nëse me thua se janari është larg, janari është afër, është nesër”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *