Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur me një foto nga sistemi i ri ankesave për Kadastrësn. Sipas Ramës, fluksi i aplikimeve është dhe arsyeja e vonesave në përgjigje.

 

“Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit”, shkruan ai.

 

Kreu i qeverisë shton më tej në reagimin e tij se i vetmi system që nuk punon është ai i sekserëve, duke nënvizuar se ai realitet i përket të shkuarës.

 

“Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin”, shton Rama.

 

Grupet e interesit janë ankuar për vonesat në përgjigje të Kadastrës, gjë e cila sipas tyre “paralizon” funksionimin normal të punës dhe disfavorizion qytetarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *