E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vonesa në linjat e trageteve/ Në Durres e Vlorë mjetet lundruese po pengohen nga moti i keq

Lundrimi i trageteve në të dy anët e Adriatikut vazhdon të jetë i vështirë. Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, tragetet janë nisur me disa orë vonesë.

 

Burime nga Autoriteti Portual Durrës bënë të ditur se dy tragetet që duhej të udhëtonin mbrëmjen e të mërkurës drejt Italisë, janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm.

 

Reklamë

Me disa orë vonesë, pritet të mbërrijnë edhe tragetet që vijnë nga vendi fqinj.

 

Ndërkohë e gjithë flota e peshkimit është urdhëruar nga kapiteneria që të mos dalë në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

Edhe në Vlorë trageti i linjës me Brindisin pritet të mbërrijë me vonesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë