Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Von der Leyen i bën thirrje Shkupit t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për ta vazhduar rrugën drejt BE-së

15 Tetor 19:50

Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje.

Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit.

“Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo.

Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.

Arsyeja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut është se ajo nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria: përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit.

Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski tha në një njoftim se bisedimet mes tij dhe shefes së KE-së u përqendruan në perspektivën evropiane, përparimin e proceseve të reformave, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.

“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, tha Qeveria maqedonase.

Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë thënë se do të ndërmerren hapa në lidhje me përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE, por vetëm pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha ditë më parë se “ka vendosmëri serioze midis kryeministrit dhe Qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë menjëherë pas zgjedhjeve”.

Presidentja e vendit Gordana Silanovska-Davkova tha kohë më parë se për tani për tani shteti nuk ka komunikim zyrtar me autoritetet në Sofje, për shkak të periudhës parazgjedhore, por ka njëfarë komunikimi në margjina.

Von der Leyen u takua edhe me shefin e diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.

Ajo pritet të takohet edhe me Silanovska-Davkovën.

Von der Leyen udhëtoi për në Maqedoni si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Shkup Vizion Plus von der leyen

Nga e njëjta kategori

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se Sali Berisha

më shumë...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14 vite kanë 11 humbje dhe prapë rrinë të njëjtët njerëz

më shumë...

Gara për kreun e ri të SPAK, avokati: Kandidatë shumë të mirë! Dumani, mit i krijuar nga ne shqiptarët e uritur për pak pandëshkueshmëri

më shumë...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj: Dumani e ka ngritur stekën lart. Karaj: Kujto seancën e Veliajt, nuk flet një prokuror ashtu

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • “Kam 15 vite pa televizor në shtëpi”, gazetarja tregon arsye...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.