Subscribe

Kryebashkiakja e Shkodërs, Voltana Ademi ka akuzuar Policinë e Shtetit se është kthyer në një bandë që synon nxitjen e konfliktit dhe të dhunës.

 

Në një deklaratë për mediat, Ademi duke u ndalur tek përpasljet mes Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake, në KZAZ-në nr 2 deklaroi se Bashkia Shkodër do të respektojë dekretin e presidentit Meta dhe se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve.

 

“Në përputhje të plotë me ligjin, në zbatim të dekretit në fuqi të Presidentit të Republikës, i botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion shtetëror dhe i zgjedhur, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  lirimin e mjediseve që janë pronë e Bashkisë Shkodër. Bashkia e Shkodrës ka  kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin  e Policisë së Shkodrës për të zbatuar dekretin e Presidentit, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Deri tani që flasim nuk ka asnjë pergjigje zyrtare me shkrim, siç normalisht duhet të funksionojë komunikimi në mes institucioneve të shtetit. Përgjigja e vetme e policisë, siç po e shohin përditë përmes mediave shkodranët e shqiptarët, nuk është ajo e një institucioni në shërbim të interesit publik, por e një bande, që synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.”

 

Kryebashkiakja Ademi u zotua se çdo tentativë për zhvillimin e zgjedhjeve do të marrë përgjigjen e merituar nga ana e Bashkisë Shkodër.

 

“Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashksië, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Çdo akt që persona me uniformën e policit kryejnë kundër punonjësve të Policisë Bashkiake në detyrë funksionale e ligjore, e cila ka përgjegjësinë ligjore të administrojë pronën e Bashkisë së Shkodrës- në këtë rast Pallati i Sportit, i cili është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar.”

 

Deklarata e Plote:

Policia e Shtetit është prej shumë kohësh jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit kriminal të Edi Ramës për të uzurpuar me forcë atë që nuk fiton dot me votë. Bashkia e Shkodrës bën pjesë në këtë plan gjakftohtë kriminal të Edi Ramës, por që ka për t’i dështuar.

Në përputhje të plotë me ligjin, në zbatim të dekretit në fuqi të Presidentit të Republikës, i botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion shtetëror dhe i zgjedhur, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lirimin e mjediseve që janë pronë e Bashkisë Shkodër. Bashkia e Shkodrës ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin e Policisë së Shkodrës për të zbatuar dekretin e Presidentit, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Deri tani që flasim nuk ka asnjë pergjigje zyrtare me shkrim, siç normalisht duhet të funksionojë komunikimi në mes institucioneve të shtetit. Përgjigja e vetme e policisë, siç po e shohin përditë përmes mediave shkodranët e shqiptarët, nuk është ajo e një institucioni në shërbim të interesit publik, por e një bande, që synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.

Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashksië, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Çdo akt që persona me uniformën e policit kryejnë kundër punonjësve të Policisë Bashkiake në detyrë funksionale e ligjore, e cila ka përgjegjësinë ligjore të administrojë pronën e Bashkisë së Shkodrës- në këtë rast Pallati i Sportit, i cili është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar.

Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndërhyrjes së Policisë Bashkiake. Për këtë cenim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë. Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çfarëdo makinacionesh të asgjesojë dhe të minojë institucionet që kontrollojnë pushtetin e tij, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, por nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjesojë vullnetin e shkodranëve për të zgjedhur si qytetarë europianë në zgjedhje të lira e të ndershme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *