E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Volodymyr Zelensky takohet me Donald Trump, zbardhen diskutimet mes dy liderëve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  është takuar me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, në kuadër të Samitit të NATO-s që u mbajt në Hagë.

Nëpërmjet një postimi në platformën  X, Zelensky shkruan se ai dhe Trump diskutuan se si mund të arrihet një armëpushim dhe paqe e vërtetë në luftën Ukrainë-Rusi.

Reklamë

Presidenti ukrainas shtoi se të dy diskutuan se si të mbrojnë popullin ukrainas.

“Pata një takim të gjatë me Presidentin Trump. Ne trajtuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Diskutuam se si të arrijmë një armëpushim dhe një paqe të vërtetë. Folëm se si të mbrojmë popullin tonë. Ne e vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detajet do të vijojnë më pas”, shkruan Zelensky.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë