PD thotë se pensionistët janë ndër më të braktisurit e qeverisë Rama në keto 8 vjet.

Albana Vokshi kandidate në Tiranë zhvilloi një vizite ne shtepine e nje pensionistë në njësinë 9 ku dëgjoi shqetesimet e kesaj kategorie.

Vokshi denoncoi ministren përgjegjëse Ogerta Manastirliu dhe vuri në dukje braktisjen e pensionistëve nga qeveria Rama,

 

“Ministrja shkon shtëpi më shtëpi duke tentuar të blejë  vota. Nuk e ka mendjen të kujdeset për ty e për të tjerët. Çdo gjë në funksion të karriges së një personi, Edi Ramës, që ne 25 Prill do të largohet.”- tha  Albana Vokshi, duke theksuar se kjo qeveri ka dështuar, sepse ka patur prioritet të vjedhë.

 

Albana Vokshi ftoi pensionistët të votojnë për PD për të parë disa ditë bardha për vete dhe familjet.

 

“Rritja e pensioneve do të jetë sa dyfishi i rritjes së çmimeve dhe asnjëherë më pak se 5% çdo vit.Do të ulim çmimin për energjinë, duke vendosur fashat mbrojtëse të pagesave. Në 25 Prill Rama do humbas do iki në shtëpi dhe më pas do të dalë para drejtësisë. Në 25 prill të gjithë pensionistët e Shqipërisë do ja japin votën qeverise se PD me në krye Lulzim Bashën  e cila ka një plan fantastik për pensionistët dhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë në menyre që fëmijët të kthehen nga emigracioni  të vijnë të punojnë në atdhe në punë të mira me rroga të mira dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre.  Kemi shansin të sjellim ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët, qeveri për pensionistët dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë”- u shpreh zonja Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *