E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhi para në një market, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal

Një 32-vjeçar, i cili në orët e para të mëngjesit vodhi me thyerje një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës në Tiranë është arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit, u arrestua shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.

32-vjeçari rezulton me precedent në të njëjtën fushë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti shumën e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send të fortë me të cilin theu xhamin e marketit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë