E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi çantën me euro, prangoset gardiani i burgut të Fushë Krujës

Një punonjës i policisë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e një shtetasi kosovar me 800 euro.

 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se I ndaluari është  punonjësi në burgun e Fushë Krujës Sokol Pjetërgjoka.

 

Reklamë

I ndaluari në momentin e arrestimit ka qene turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Ai hipën në një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë dërguar afër punës, pasi andej kishin rrugën.

 

Kur ka zbritur, punonjësi i policisë ka vjedhur edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim, ndërsa gjatë kontrollit në kasafortën e burgut u gjet çanta e vjedhur e kosovarit me disa dokumente dhe  rreth 800 euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë