E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vodhi brioshët, të nesërmen kërkon falje dhe i paguan/ Ja çfarë bën pronari i lokalit

Një klient, i cili vodhi brioshët në një lokal në Pistoia të Italisë, të nesërmen kërkoi falje, duke lënë një shënim falenderimi me 10 euro, kostoja e brioshëve. Pas këtij gjesti, pronari propozon ta punësojë atë.

 

Reklamë

“Mirëmëngjes, më falni, mëngjesin e kaluar isha i uritur dhe nuk kisha para. Faleminderit”, ky ishte shënimi që pronari i një kafeneje në Pistoia e gjeti jashtë derës.

 

Reklamë

“Ishte një surprizë. Letra ishte palosur brenda shportës. Ishte partneri im ai që e gjeti kur hapi kutinë plastike, ku pastiçeri vendos tabakanë me briosh për lokalin në mëngjes. Brenda letrës kishte 10 euro, kostoja e dhjetë brioshëve. Nëse do ta dinim se kush është, do t’i kthenim paratë, ai vodhi nga uria dhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë gjithashtu”, tha Maurizio Milani.

 

Jo vetëm pronari i lokalit njoftoi se ka ndërmend t’i ofrojë një punë këtij personi, por edhe një pastiçier lokal i është ofruar t’i japë atij një punë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë