Zbardhet pas 52 vitesh rasti i arkëtarit të zhdukur. I fiksuar pas një filmi të Steve McQueen, Theodore John Conrad bëri një goditje të bujshme në vitin 1969: ai vodhi 215,000 dollarë nga banka e Cleveland ku punonte, dhe më pas u zhduk. Autoritetet e kërkuan nga Franca në Kaliforni, madje edhe në Haëai. Por, kur policia e identifikoi, u zbulua se ai kishte ndërruar jetë gjashtë muaj më parë.
Conrad ishte një nga të arratisurit më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara dhe vjedhja e tij konsiderohet si një nga më të spikaturat dhe më të famshmet në historinë e qytetit: ai kishte krijuar një identitet të ri dhe jetoi për më shumë se 50 vjet pranë Bostonit, duke u integruar në komunitet dhe duke ndërtuar një familje, pa u zbuluar kurrë. Para se të vdiste, në moshën 71-vjeçare nga kanceri, ai donte të rrëfente se qëndronte pas grabitjes së bankës në Cleveland.

John Conrad ishte 20 vjeç në kohën e vjedhjes. I frymëzuar nga “xhirimi perfekt” i filmit “The Thomas Crown Case”, ai vendosi ta realizonte planin e tij brenda bankës ku punonte. Ai priti të premten, fshehu 215,000 dollarë (sot do të kishin vlerën1.6 milion dollarëve) në një zarf dhe iku. Vetëm të hënën e ardhshme kolegët e vunë re mungesën dhe zhdukjen e saj.

Ndërsa policia po e kërkonte kudo dhe për zhdukjen e tij flitej në emisione televizive, Conrad kishte ndërtuar një identitet të ri për veten e tij, duke punuar si një shitës makinash luksoze dhe duke vepruar si një qytetar model. Vetëm muajt e fundit jetës ndodhi pika e kthesës: rezultoi se Conrad ishte në Masaçusets (Boston), vend ku në të vërtetë ai kishte qenë gjithmonë që nga viti 1970.
Para se të vdiste, ai i rrëfeu familjes së tij se kishte ndryshuar identitetin e tij dhe kishte kryer vjedhjen. /TGCOM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *