Policia e Lushnjës ka arrestuar një 38-vjeçar të akuzuar për vjedhje, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në pranga ra shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë.
Të dy këta shtetas dyshohet se gjatë natës vodhën 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në lagjen “Savër”.
Policia vijon punën për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit si dhe vijon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./vizionplus.tv





