E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodafone e Telekom kundër AKEP

Ilustrim · Vizion Plus

Projektvendimi  i AKEP për rritjen e tarifave te interkonjeksionit qe Vodafone dhe Telekom, duhet t’i paguajnë operatorit te trete Albtelekom, ka sjelle reagimin e  dy operatoreve celulare ne treg.

 

Kompania Vodafone dhe Telekom  e cilësojnë  vendim arbitrar qe favorizon Albtelekom ne dem te klientëve te tyre. Vodafone Albania dhe Telekom  përmes një reagimi zyrtar deklarojnë se  propozimi i AKEP është i papranueshëm për shkak te mungesës se transparencës.

 

Vodafone shprehet se do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore  ne nivel kombëtar dhe europian për mbrojtjen e interesave te klientëve te saj.

 

Edhe Telekom deklaron se do te mbroje interesat e ligjshme te kompanisë dhe mbi te gjitha te abonentëve, duke marre çdo hap te nevojshëm.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh