Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet locale, VLEN mund koalicion e udhëhequr nga Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut

20 Tetor 13:57

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Partia do të ketë kryetarë në 30 nga 80 komuna në total, dhe pret që në raundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, ku kandidati i saj, është në avantazh.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme ndërsa përjashtoi edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit nga opozita shqiptare.

Opozitarja maqedonase LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, parlamentare dhe presidenciale.

Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur shkelje të shumta gjatë procesit të votimit.

Nga ana tjetër në bllokun politik shqiptar kryesoi bindshëm koalicioni VLEN me fitoren në komunën kyç Çairin, Tetovën dhe gjashtë komuna të tjera.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit pësoi humbje ndërsa arriti të fitojë në raundin e parë në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.

Raundi i dytë parashikohet të zhvillohet më 2 nëntor 2025. Ky raund pritet të vendosë përfundimisht kontrollin mbi administratën lokale për të ardhmen./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Maqedoni e Veriut zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen drejtuesit e mjeteve

më shumë...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Izraeli! Hasa debuton me kombëtaren, Mehmeti e nis titullar

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve: Kosovës i duhen institucione të forta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.